Në fshatin Baicë të Drenasit raportohet se ka ndodhur një vetaksident nga pakujdesia, ku si pasojë mashkulli kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Baicë, Gllogoc (NN) 24.05.2023-16:57. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që i njëjti derisa ka qenë duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.