Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Vogovë të Gjakovës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se viktima është shtetas i Shqipërisë.
“Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Vogovë- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën”, tha Elezaj, njofton Klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
Tutje, Elezaj tha se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion, përcjell Fol Drejt.