Një vetaksident në komunën e Gjakovës ka përfunduar me fatalitet për një shtetas nga Shqipëria, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:40.
Viktima mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi mjet dhe ka goditur në mbrojtëse të rrugës, ku si pasojë ka pësuar lëndime vdekje prurës.
Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.