Një veturë është vetaksidentuar sonte në Pejë, me ç’rast vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime.
Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, sipas të cilit vozitësi është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë.
Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë, të cilat po hetojnë shkaqet e aksidentit.