Fushata për largimin e Udhëzimit Administrativ nr. 06/2014, (#ndryshojeni_ua_për_shaminë), përkatësisht nenit 3 paragrafit 1.13 që ua pamundëson vijimin e mësimeve vajzave me shami, po vazhdon, raporton Fol Drejt.
Juristi Durim Berisha, i cili e nisi këtë fushatë, së fundi ka nxjerr në shesh një dëshmi tjetër, nëpërmjet së cilës vërtetohet se ky udhëzim nuk ka bazë ligjore.
“Qeveria e Kosovës në një analize për nenin 3 paragrafi 1.13 të UA nr. 06/2014 kishte ardhur në përfundim se jo vetëm ky nen, por tërë Udhëzimi Administrativ është nxjerre pa baze ligjore.
Në vend që në përputhje me ligjin, të urdhërohej Ministria e Arsimit që ky UA të anulohet, ata vendosin që ta lënë në fuqi këtë UA.
Pra shteti me vetëdije dhe me qëllim të qartë diskriminimin, e mohon të drejtën për arsimim përmes akteve nënligjore pakushtetuese e të paligjshme” – ka shkruar ndër të tjera Berisha.
Ai ia ka shtruar një pyetje retorike Ministres Nagavci:
“E nderuar ministre znj. Arbërie Nagavci ,
çka duhet të ofrojmë më shumë që Ju të përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe të anuloni këtë akt juridik të paligjshëm? Ne presim që në përputhje me parimin e shtetit të së drejtës të evitoni këtë paligjshmëri!
#ndryshojeni_ua_për_shaminë qe ky skandal t’merr fund!
Edit: Sipas një reagimi privat nga zyrtar të MASHT bëhet fjalë për një analizë të GIZ, me kërkesë të Qeverise.”
Fushata, përndryshe, ka marrë një përkrahje të jashtëzakonshme, ndërsa është mbështetur nga shumë personalitete. Hashtagu #ndryshojeni_ua_për_shaminë e dëshmon këtë më së miri./FolDrejt/