Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetëaksidenti në magjistralen Pejë – Prishtinë.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:51 tek udhëkryqi i Klinës.
Kështu tha për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Ata janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit për t’u trajtuar dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.