Vitalik Buterin, një programues 27-vjeçar ruso-kanadez, është shpallur miliarderi më i ri në botë.
Ai krijoi “Ethereum”, kriptomonedhën e dytë më të famshme dhe më të vlefshme, në 2013 kur ishte 19 vjeç, raporton “CNN”.
Buterin ka në pronësinë e tij mbi 330 mijë monedha me “Ether”, me vlerë 1.09 miliardë dollarë. Monedha digjitale, e krijuar në vitin 2012, ka një vlerë tregu prej 376 miliardë dollarësh.
Së fundmi, “Ether” kaloi vlerën e 3 mijë dollarëve për monedhë duke shënuar një rritje me 325% për 4 muajt e parë të vitit 2021.
Blerja e “Ether” është rritur vrullshëm me nisjen e vitit 2021, paralelisht me rritjen e njerëzve për financa të pakontrolluara.
Buterin ka lindur në Moskë, në vitin 1994, dhe u zhvendos më vonë me familjen në Kanada ku krijoi dhe monedhën digjitale. Më herët, Buterin punonte në revistën e “Bitcoin” si bashkë-themelues i saj, ndërsa tashmë është rivali kryesor i tij.