Janë denoncuar disa raste të kanosjes në katër komuna të Kosovës.
Në raportin e saj 24-orësh Policia e Kosovës ka lajmëruar për katër raste ku të dyshuar kanë kanosur zyrtarë policorë, inspektorë komunalë e palë të dëmtuara meshkuj kosovarë transmeton Fol Drejt.
Rastet kanë ndodhur në Klinë, Lipjan, Malishevë e Vushtrri. Motivet e kanosjes janë personale, ndërlidhen me revoltimin si pasojë e pezullimit nga puna dhe ndaljes nga Policia.
Përveç pengimit në kryerjen e detyrës së zyrtarëve policorë, të dyshuarit nuk kanë përcjellë kërcënimet e tyre duke lënduar viktimat e kanosjes. Me intervenimin e policisë, ata janë dërguar në prokurori ku janë intervistuar e më pas janë dërguar në mbajtje.
Më poshtë Fol Drejt ju sjell raportin e plotë të Policisë mbi rastet e mësipërme:
Klinë 10.06.2022-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje
Lipjan 10.06.2022-10:13. I dyshuari mashkull kosovar ka kanosur viktimën mashkull kosovar (zyrtar komunal në Lipjan). Motivi i incidentit lidhet me ndërprerje të punimeve nga ana inspektorëve komunal, personit të dyshuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.
Lladroviq, Malishevë 10.06.2022 – 13:50. Dy zyrtarë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunë të Malishevës, janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime.
Rr. Shemsi Istrefi, Vushtrri 10.06.2022 – 13:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur zyrtaret policorë derisa këta të fundit ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime./FolDrejt/