Drejtoria Rajonale e Prishtinës, në raportin e saj për ditën e djeshme ka bërë të ditur se janë raportuar dy vjedhje të rënda midis orës katër e dhjetë të pasdites.
Rasti i parë me qendër Obiliqin ndërlidhet me raportimin që ka bërë një mashkull kosovar duke deklaruar se persona të panjohur me forcë kanë hapur automjetin dhe nga aty kanë vjedhur një sasi parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur, transemton Fol Drejt.
Me vendim të prokurorit është hapur dosja mbi rastin, me ç’rast policia ka nisë hetimet për të gjetur vjedhësit.
Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur brenda Prishtinës, rreth orës 22:22, ku është raportuar se një personi i është vjedhur vetura. Për shkak të njohjes së identitetit të vjedhësit. Policia ka intrervenuar menjëherë, duke arrestuar të dyshuarin. Pas intervistimit, i arrestuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/