Gjatë ditës së djeshme mes orëve 11 e 2, Policia e Kosovës ka përcjellë raportin e tri incidenteve të zjarrit vetëm brenda Komunës së Prizrenit.
Nga zjarri raportohet të mos ketë pasë fare lëndime të njerëzve, por vetëm dëme materiale, përkatësisht djegia e një objekti dhe dy shtëpive, prej të cilave njëra e pabanuar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritë menjëherë njësitë kompetente të cilat kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Më poshtë Fol Drejt ju sjell raportin e plotë të Policisë së Kosovës mbi këto tri raste:
- Rr.Shaip Spahiu, Prizren 08.06.2022-01:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në kulmin e një objekti. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
- Fsh. Billushë, Prizren 08.06.2022 – 01:35. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
- Fsh. Zym, Prizren 08.06.2022 – 10:45. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi e vjetër e pa banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /FolDrejt/