Fitim Dika
80 përqind e austriakëve e shohin destabilizuese politikën e jashtme të SHBA-së. Vetëm finlandezët e trajtojnë më negativisht politikën e jashtme amerikane me 85 përqind, shkruan instituti ndërkombëtar i anketave Gallup, informon APA
Për austriakët edhe politika e jashtme ruse shihet si kërcënuese me shifrën 60 përqind, kurse 50 përqind për politikën botërore të Kinës. Për të përfunduar me austriakët, thuhet se politika e BE shihet si faktor stabiliteti (60 përqind), përcjell foldrejt.com.
Interesante është këndvështrimi pozitiv i kosovarëve për politikën e Bashkimit Europian – 75 përqind e vlerësojnë si pozitive politikën europiane dhe me këtë banorët e Kosovës janë në vendin e parë. Poashtu shumë pozitive e vlerësojnë kosovarët edhe politikën e jashtme të SHBA-së. Por për Rusinë, vetëm 5 përqind e tyre e shohin si pozitive, kurse 75 përqind si destabiliuese, përcjell foldrejt.com.
Vetëm finlandezët e shohin politikën ruse më negative sesa kosovarët, kjo mbase për shkak është shtet fqinj me Kremlinin – 90 përqind.
Më së shumti politikën e jashtme ruse e vlerësojnë kazakët – 66 përqind.
Amerikanët e shohin poashtu negativisht politikën e jashtme të tyre – ku vetëm 37 përqind e vlerësojnë pozitive.
Në rang botëror 56 përqind dhe 52 përqind e vlerësojnë si destabilizuese politikën e SHBA-së dhe Rusisë, respektivisht. Kjo shifër është më e vogël te BE-ja.
Sa i takon Kinës, vlerësim më negativ kanë koreanojugorët 84 përqind, ndjekur nga Vietnami 67 përqind. Kurse më pozitivisht Kinën e vlerësojnë Nigeria 68 përqind dhe Kazakistani 58 përqind.
Anketa është kryer në 57 vende të botës ku kanë marrë pjesë 52.494 persona./Foldrejt.com