494 mijë e 548, ky është numri i turistëve që kanë hyrë gjatë javës së parë të gushtit në Shqipëri.
Krahasuar me vitin e kaluar janë 60 mijë turistë më shumë, shkruan Klan tv, transmeton Fol Drejt.
Por, këtë vit nuk përfshihen shqiptarët nga Kosova.
Kjo për shkak se nga 1 Qershori për shkak të liberalizimit të kalimit në pikat kufitare ato nuk përfshihen në sistem.
Shqipëria në këtë periudhë ka tërhequr shumë turistë nga Franca, Holanda, Italia.