Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), bënë të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar vetëm 4 raste të reja me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.032 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 343.