Në kohën kur Edi Rama me një postim të shkurtër ka ndaluar faljen e namazit të Fitër Bajramit, si dhe Kosova dhe Turqia gjithashtu kanë ndaluar namazin për t’u ruajtur nga pandemia e Kovid19, rezistimi i madh i Myftiut të Maqedonisë Veriore, Sulejman Rexhepi, ka nxitur të ndryshojnë orën policore në vend dhe namazi do mund të falet nga besimtarët muslimanë të Maqedonisë, informon foldrejt.com.
Në Maqedoni ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në gjithë territorin e shtetit duke filluar nga e diela, 24 maj, në ora 11:00, deri të martën, 26 maj, ora 05:00. Pra të gjithë besimtarët mund të shkojnë në xhamitë e hapura dhe të falin namazin e Fitër Bajramit.
Përndryshe festa e Fitër Bajramit do jetë në 24 maj në të gjitha vendet e Ballkanit, Turqi, por edhe në vendet arabe si Katari, Kuvajti, Bahrejni, Palestina, Jordani, Iraku, Jemeni, Libia, Siria, Libani, Algjeria dhe Tunizia./Foldrejt.com