Përveç Dibrës së Madhe, në të gjitha qytetet tjera të Maqedonisë Veriore do falet xhumaja, përkundër përhpajes së virusit Korona dhe ndalimit qeveritar të tubimeve, informon foldrejt.com.
Lajmi është konfirmuar nga vetë numri një i muslimanëve në Maqedoni, Haxhi Sulejman Rexhepi. Ai njoftoi besimtarët e tij, që vaktet tjera të mundohen ti falin në shtëpi, kurse xhumanë në xhami – pasi është urdhër që ky vakt të falet me të tjerët (xhemat).
Në vijim keni deklaratën e tij të plotë:
E Xhumaja në Xhami, derisa vaktet tjera sugjeroi që besimtarët t’i kryejnë në mënyrë individuale nëpër shtëpitë e tyre.
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis Ul Ulema Sulejman Efendi Rexhepi në një prononcim ekskluziv për TV Alsat theksoi se Bashkësia Fetare Islame ndjek nga afër situatën me virusin Korona dhe se respekton rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai me këtë raste nënvizoi se namazi i Xhumasë duhet të falet në objekt fetar, në Xhami, derisa vaktet tjera sugjeroi që besimtarët t’i kryejnë në mënyrë individuale nëpër shtëpitë e tyre.
“Në një konkluzion të Ministrisë së Shëndetësisë theksohet, se çdo vend publik ku mund të bashkohen, mund të takohen mbi 1 mijë vetë, aty ekziston mundësia që diçka të përvidhet dhe të përçohet, sa i përket virusit Korona. Nëpër Xhamiat tona mund të ketë maksimalisht 100, 200, 300 persona që falin Xhumanë. Sa u përket vakteve tjera, preferenca jonë është, më tepër duhet besimtarët të ti kryejnë në shtëpi në mënyrë individuale. E gjithë puna është në namazin e Xhumasë, i cili patjetër e ka të falet në objekt publik dhe i udhëhequr. Dhe ajo që dua ta theksoj me këtë rast, nuk duet askush ta vret mendjen se nëpër Xhamia eksiton ndonjë mundësi që mund të përhapet virusi atje. Komplet xhamitë masën e dezinfektimit e kanë të përditshme”, u shpreh Sulejman Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë mbyllja e plotë e xhamive sipas Reisit do të shkaktonte panikë tek qytetarët.
“Ne nëse si BFI dalim me qëndrim që t’i mbyllim xhamitë, së pari fetarisht nuk është në rregull, islamikisht nuk është në rregull dhe mua më krijon përshtypje se ne atëherë e kultivojmë çështjen e panikut, a ta kultivosh panikun është me e keqe se virusi korona”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.