Panxhari është një perime me rrënjë të shëndetshme që mund të përgatitet në mënyra të ndryshme, dhe lëngu i tij është një nga pijet gjithnjë e më popullore, kryesisht për shkak të përfitimeve të mëdha shëndetësore.
Gjegjësisht, panxhari është shumë i ushqyeshëm dhe plot me vitamina esenciale, minerale dhe komponime bimore, shumë prej të cilave kanë veti medicinale. Ai përmban sasi të mëdha të kaliumit, fosforit, kalciumit, magnezit dhe hekurit, por edhe një sasi të caktuar kobalti, i cili merr pjesë në krijimin e vitaminës B12.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se vetëm një gotë lëng panxhari në ditë mund të ketë përfitime të mëdha për shëndetin tonë, veçanërisht për shëndetin e zemrës dhe sistemit tonë të qarkullimit të gjakut, transmeton Guardian.
“Hulumtimi ynë sugjeron se një gotë me lëng panxhari në ditë mund të jetë një nga mënyrat për të futur nitratet inorganike në dietën tonë në mënyrë që të ndalojmë inflamacionin në trup, i cili, ndër të tjera, mund të çojë në sëmundje të zemrës dhe madje edhe në atak në zemër. “tha Asad. Shabbir, autor i hulumtimit dhe ligjërues në Universitetin Queen Mary të Londrës, transmeton Fol Drejt.
Dobi të tjera të konsumimit të lëngut të panxharit
Përveç reduktimit të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, një studim tjetër zbuloi se konsumimi i përditshëm i lëngut të panxharit mund të përmirësojë qëndrueshmërinë tonë. Përkatësisht, të rriturit që pinin 500 ml nga ky lëng në ditë mund të ushtroheshin deri në 16 për qind më shumë se ata që nuk e konsumonin atë.
“Nitratet punojnë në sinergji me antioksidantët që përmbahen në panxhar për të reduktuar oksigjenin e nevojshëm për muskujt. Kjo u mundëson atyre të punojnë në mënyrë më efikase dhe të zvogëlojnë lodhjen”, tha Stephen Bailey, i cili ka punuar në hulumtimin e përmendur.
Nutricionistët theksojnë gjithashtu se konsumimi i rregullt i lëngut të panxharit ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zorrëve, përshpejtimin e metabolizmit dhe humbjen e peshës dhe disa të dhëna tregojnë se për shkak të qarkullimit më të mirë të gjakut tek femrat, ai gjithashtu e bën më të lehtë konceptimin./FolDrejt/