Në kohën kur bota është pushtuar nga ngritjet e tarifave mes shteteve, është rritur për 74 përqind kërkesa për flori në 2018, kurse blerësit më të mëdhenj janë Rusia, Turqia dhe Kazakistani, shkruan World Gold Council (WGC), përcjell foldrejt.com.
Nga Bankat Qendrore në 2018 janë blerë gjithësej 651.5 tonë flori – shifra më e madhe prej 1971.
Vetëm Rusia ka blerë 274.3 tonë flori, duke arritur rezervat e saj në 2.133 tonë. Pas Rusisë në vendin e dytë është Turqia, duke blerë 51.5 tonë flori në 2018, ndjekur nga Kazakistani që bleu 50.6 tonë flori.