Pesë raste me të shtëna armësh janë raportuar në disa qytete në kuadër të rajonir policor të Prishtinës brenda 24 orëve të fundit.
Rastet kanë ndodhur në Gllobar të Drenasit, në Podujevë, Prishtinë e Lipjan, transmeton Fol Drejt.
Në të gjitha këto raste janë konfiskuar armë zjarri, ndërkohë rastet sipas vendimit të prokurorit kanë shkuar me procedurë të rregullt./FolDrejt/
Raportet e detajuara nga policia:
Fsh. Gllobarë, Gllogoc 14.08.2022-14:19 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gas. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Rr. Habib Zeka, Podujevë 14.08.2022 – 15:3.35. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar. Rasti nën hetime.
Fsh. Bërnicë e Epërme, Prishtinë 14.08.2022-17:42. Nga i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator, katër gëzhoja me gaz, me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Shkabaj, Prishtinë 14.08.2022-15:03. Tek dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta të llojeve të ndryshme, katër karikatorë të zbrazur, tre fishekë me gaz, tridhjetë lloje të ndryshme dhe trembëdhjetë gëzhoja me gaz, me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Gadime e Ulët, Lipjan 14.08.2022-23:09. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar. Njësitet policore gjithashtu kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.