Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka informuar se në 24 orët e fundit, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, transmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit të MSH-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës antiCOVID.
Ndërkaq, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Njoftimi:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 323. /FolDrejt/
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMinistria.Shendetesise.RKS%2Fposts%2F2161106854046890&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”712″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>