Vendet ish jugosllave vuajnë akoma pasojat e luftërave që përfshinë Ballkanin Perëndimor në fillim të viteve 90-ta deri në fund të shekullit 20-të. Sipas një anekdote, ushtarët e vërtetë ndodhen në vijën e parë të frontit dhe pas përfundimit të luftës, këto arrijnë shumë vonë për të marrë medaljet e pas luftës – pasi janë harxhuar nga ushtarët që kanë qëndruar në fund të frontit.
Pikërisht për këtë shumë veteranë të vërtetë ankohen në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Kosovë.
“Politikant janë pasuruar me bizneset e tyre korruptive, me paratë e vjedhura kanë ndërtuar villa gjigante – dhe pikërisht aty ku unë humba tre miqtë e mi më të mirë në luftë,” thotë veterani boshnjak Anel Pervan, për televizionin zviceran “SRF”.
“Në Bosnjë 1.2 milion njerëz kanë sëpaku njërën nga simptomat të sëmundjeve posttraumatike (PTSD), kurse 400.000 vuajnë nga sëmundja totale,” këshilltari i ministrisë së shëndetësisë në Bosnjë, Goran Čerkez.
Lista e veteranëve
Për të mos përfunduar këtu, lista e veteranëve në Bosnjë është një problem tjetër – shumë herë më i madh sesa në Kosovë.
Nëse në Kosovë pretendohet se ka 17 mijë veteranë të vërtetë, kurse janë paraqitur rreth 60 mijë – në Bosnjë vlejnë 570 mijë veteranë – kurse numri i vërtetë mendohet të jetë sa gjysma e tyre.
Bosnja dhe Kosova nuk janë të vetmet që vuajnë nga lista e veteranëve dhe politikat korruptive të komandantëve të pasluftës. Edhe ushtarët serbë dhe kroatë vuajnë nga varfëria, problemet psikologjike dhe keqpërdorimi që i bëhet nga politikanët, përcjell foldrejt.com.
Pas Luftës në Kroaci janë (vetë)vrarë 2700 veteranë. Kjo tregon se pasojat e luftës mbijetojnë akoma në këto pjesë të Ballkanit, shkruan në fund televizioni zviceran./Foldrejt.com