Veterani i luftës, Ekrem Bajraktari, po kërkon ndihmë financiare për gruan që vuan nga një sëmundje që duhet trajtuar jashtë vendit.
Ai për Klankosova.tv ka treguar se shuma e grumbulluar deri më tani është rreth 1 mijë euro, derisa Spitali “Medical Park” në Stamboll, ku do të trajtohet Arta Bajraktari ka kërkuar 75 mijë euro.
“Të nderuar miq, shokë, humanistë, familjar, kam nevojë për ndihmë financiare. Bashkëshortja ime Arta Bajraktari – Temaj që nga muaji gusht i vitit 2020 është diagnostikuar me Limfomë Margjinale-MARGINAL ZONE NON HODGKYN LYMPHOMA. Nga nëntori i vitit 2020 deri në muajin prill të vitit 2021 është trajtuar me kimioterapi në një spital në Turqi mirëpo pas kontrolleve të fundit që kemi në Turqi dhe në QKUK, mjekët kanë konstatuar se sëmundja është përsëritur dhe tani sipas mjekëve duhet urgjentisht të bëhet transplanti i Palcës Kurrizore.” ka shkruar Bajraktari në Facebook.
Tutje, ai bëri të ditur se ka marrë mbështetje prej 30 %, nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i Kosovës, ndërsa shumën tjetër duhet ta siguroj vetë.
“Në pa mundësi për ta siguruar shumën e duhur kërkoj ndihmë nga ju miq shokë, familjarë, humanistë, njerëz të vullnetit të mirë që me aq sa keni mundësi të na ndihmoni që ta sigurojmë shumën e nevojshme për trajtim jashtë vendit. Nr për kontakt 044 217 568.”