Gjatë luftës ishte ushtar i Brigadës 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut, Liman Krasniqi thotë se është kundër rritjes së pagës së veteranit.
Për këtë ai u shpreh përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ndër të tjera ai tha se veteranët nuk kanë luftuar për t’u shpërblyer, por për ta fituar lirinë.
Në anën tjejtër Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë pakënaqësie që kjo kategori nuk është përfshirë në Projektligjin që përcakton pagën minimale në Kosovë, po vazhdon të protestojë përpara Kuvendit të Kosovës, gjë për të cilën Limani shprehet se I vjen turp.
Më poshtë Fol Drejt, ju sjell shkrimin e plotë të Limanit:
“Une si veteran i luftes edhe pse menzi ia dal te mbijetoj me 170€ plus kam probleme shendetesore, prap jam kunder rritjes se pagave per veteranet e luftes.
Veteranet nuk kane luftu per ti shperbly, por kane luftu per liri. Veteranet qe kane luftu me shpirt e me zemer, per ta pasuri dhe çmim me te shtrenjt se sa liria nuk ka.
Sot me vjen turp kur i shof disa veteran duke kerku me ua rrit pensionet e me rendu buxhetin e varfer te shtetit tone, kur ne lufte kemi qen ne gjendje me jap edhe jeten per kete shtet”, u shpreh ai./FolDrejt/