Lëvizja Vetëvendosje ka arritur një koalicion për bashkëqeverisje në Komunën e Gjilanit me Partinë Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar asamblisti i LVV-së në Gjilan, Ismajl Kurteshi.
“Po mund të ju konfirmoj se kemi arritur koalicion me PDK-në dhe disa parti tjera të vogla. Sot do të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes, PDK do ta ketë nënkryetarin e parë dhe katër drejtori”, theksoi Kurteshi.
Mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mbahet sot, duke filluar nga ora 15:00.
LVV ka fituar Komunën e Gjilanit në raundin e dytë të zgjedhjeve, ku Alban Hyseni është zgjedhur kryetar i komunës. /Telegrafi/