Asambleisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka akuzuar Përparim Ramën dhe koalicionin LDK-PDK për vendosjen e kishës serbe në imazhin zyrtar të kryeqytetit, raporton Fol Drejt.
“Në imazhin zyrtar të Kryeqytetit, të promovuar nga faqja zyrtare e Komunës së Prishtinës, paska zënë vend edhe Kisha Serbe e ndërtuar dhunshëm në Kampusin e Universitetit të Prishtinës gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit.”, shkroi Sveçla në Facebook.
Ai shtoi se ky është promovimi që i bëjnë Prishtinës Përparim Rama dhe koalicioni LDK-PDK. /FolDrejt/