Ka nisur seanca e sotme e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjidhet kryesuesi i këtij kuvendit, transmeton Fol Drejt.
Lëvizja Vetëvendosje (LV), edhe pse është subjekti më i madh për nga numri i asamblistëve, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit për kryesues të kuvendit.
Nga ky subjekt është thënë se “ajo nuk do të jetë bllokuese e proceseve”, por do ta kultivojë një frymë konstruktive, në llogari të qytetit, përkatësisht qytetarëve.
Nga Grupi i Asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si kandidat për kryesues, është propozuar Fehmi Kupina. Grupet e tjera të asamblistëve, nuk ka pasur propozime të tjera.
Më pas është formuar një grup prej pesë anëtarëve, për monitorimin e procesit të zgjedhjes së kryesuesit.
Aktualisht, në kuvend, janë duke u bërë gati për fillimin e votimit të kryesuesit./FolDrejt/