Fol Drejt
E premte, 16 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Veting në biznesin milionësh

6 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 34 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Me jetësimin e vetingut në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shpresën e vetingut në politikë dhe sistemin e drejtësisë, i konkretizuar në projektligjin e partisë shqiptare qeverisëse, është tejet i nevojshëm edhe vetingu i biznesit të madh, ose ndryshe, i kapitalit të miliona eurove. Pse është i nevojshëm vetingu në këtë sektor?! Ёshtë i nevojshëm për arsye se shteti i dobët juridik ku ne jetojmë, qeveritë e kriminalizuara në masë të konsiderueshme, sistemi i drejtësisë thuajse i humbur, e kanë përdorur dhe e përdorin biznesin si partner korrupsioni e financimi partiak. E realizuar në bashkëautorësi me krerët e bizneseve, të cilët, një pjesë jo e vogël, janë pasuruar në kurriz të taksapaguesve dhe një monopoli të padrejtë në treg.

Korrupsioni milionësh në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në masë të madhe filloi me privatizimin e kapitalit shoqëror, kalimit në shoqëri aksionare dhe shitjes së paketit udhëheqës të aksioneve në pronësi individuale. Pjesë e këtyre personave, jo vetëm që privatizuan kapitalin shoqëror në mënyrë kriminale, por korrupsionin e vazhdojnë edhe sot.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

Skandali i lëndës “Reket”, në të cilën është protagonist biznesmeni Orce Kamçev, bizneset e tij qindra milionëshe, blerja e kapitalit shoqëror nga babai i tij, i përfolur në afera korruptive, veçanërisht në lidhje me qeverisjen e Gjeorgjevskit, ku u privatizua një

pjesë e madhe e kapitalit shtetëror, pastaj lidhja e Kamçevit me politikanë të lartë kriminal të VMRO-së së Gruevskit; mënyrat dhe tentativat se si dakordohej të blejë drejtësinë, drejtpërdrejt apo tërthorazi nga Prokuroria Speciale, tregon nevojën e një kontrolli të hollësishëm të bartësve të biznesit milonësh, si në cilësinë e personave juridik apo fizik. Me vetingun e figurës dhe pasurisë se biznesmenëve, i jepet një goditje e merituar kësaj shtrese dëmsjellëse të sistemit shoqëror – shtetëror, të cilët vendin e mossundimit të ligjit, e kanë shndërruar në oazë kriminaliteti për pasurim të skajshëm e të pandershëm, gjithmonë në kurriz të shkatërrimit ekonomik të vendit, si rrjedhojë, varfërimin e skajshëm të popullatës.

Që nga formimi i shtetit, institucionet shtetërore përgjithsisht kanë qenë symbyllur karshi korrupsionit në biznes, për arsyet e lartshënuara dhe që rëndom dihen, fuqia e rryshfetit që transformon shpirtra të dobët zyrtarësh, në keqpërdorim të detyrës zyrtare për pasurim vetjak. Në këto rrethana, me vetingun e luftës së viruseve korruptive që kanë përfshirë organet e shtetit dhe atyre partiake, lind nevoja e arsyeshme e luftimit të viruseve në organizmin biznesor. Të kryhen hetime të strukturura se në ç`bazë ligjore janë filluar bizneset shumë-milionëshe?! Sa të hyra kanë deklaruar në shtet për vitet e aktivitetit dhe në raport me pasurinë e vendosur?!

Hetim lidhur me një çështje të ndjeshme në pasurimit e befasishëm shumë-milionësh. Revizion mbi mënyrën e privatizimit të kapitalit shoqëror. Mënyra se si janë blerë paketat shumicë të aksioneve?! Me çfarë bazë pasurore janë blerë aksionet?! Si janë marrë kreditë bankare?! Çfarë është lënë për hipotekë gjatë marrjes së kredive?! Si janë shlyer kreditë, me çfarë parash janë blerë, e mos ndoshta me larje parash apo rrugë të paligjshme duke vjedhur buxhetin e shoqërisë aksionare për të shlyer kreditë personale të blerjes së paketës shumicë të aksioneve të shitura në berzë?! Cilat banka mund të kenë bërë korrupsion me hipoteka false në dhënien e kredive, për tu arritur shumën e parave të blerjes në berzë të kapitalit shoqëror nga persona të ndryshëm të lidhur me drejtues bankash, e të tjera me radhë.

Ky veting me qëllimin që ti kthehet buxhetit shtetëror, popullatës, ajo çka i është marrë dhe po i merret me pa të drejtë, në kohën e qeverisjeve kriminale të privatizimit, ashtu edhe në qeveritë e sotme ku zhvillohet kriminaliteti brenda të ashtuquajturve biznese, të cilat në të vërtetë janë çerdhe kriminaliteti. Edhe për të qenë shembull për gjitha ata “biznesmenë” të cilët mendojnë se mund të pasurohen apo të vazhdojne me pasurinë e vjedhur, në dëm të së mirës publike, në dëm të një prej vendeve më të varfra të Evropës, ku disa raporte ndërkombëtare, e nxjerrin Maqedonin e Veriut si vendin më të varfër ne kontinent.

Në rrethanat ku ende nuk kemi veting në drejtësi dhe politikë, për disa, ky lloj vetingu në biznes, mund të duket i tepërt, megjithatë është koha të shqyrtohet, dhe më pastaj me argumentime dhe nevojë të arsyeshme, me mbeshtetje unanime nga forcat politike, të aplikohet paralelisht me vetingun në Ministrinë e Punëve të Brendshme, bashkë me atë në politikë dhe sistemin e drejtësisë – i avancuar tashmë në projektligjin e lartshënuar, që shpresojmë të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur, pa humbur kohë. Mjaft kemi humbur me eksperimente të reformave në drejtësi, të cilat fatkeqësisht kanë rezultuar të padobishme.

Gjithashtu shpresojmë që në një të ardhme të afërt, qeveria, partite politike brenda dhe jashtë qeverisë, të shqyrtojnë vetingun e biznesit, e në veçanti biznesin shumë-milionësh me pasoja të dëmshme korruptive. Ashtu si u përqafua vetingu në drejtësi, si rruga më e mirë e ngritjes së sistemit të drejtësisë, ashtu me vetingun e biznesit, nevoitet vendosja e drejtësise ligjore në treg, me konkurrencë të drejtë, pa monopol, ndikime politike dhe korruptive. Institucionet aktuale që kanë bërë apo bëjnë kontrollet e biznesit, janë dëshmuar se kanë qenë të paafta, ose të korruptuara. Nje treg i mbrojtur ligjor ju jep mundësinë të bëjnë biznes njerëzve meritorë, punëtorëve të sinqertë, të cilët edhe kontributet për shoqërinë i kanë ashtu siç kërkon ligji, kundrejt atyre që më mashtrime, jo vetëm që përfitojnë me pa të drejtë të ngrenë biznese milionëshe, por vesi i tyre, në vazhdimësi ju dëshmon karakterin e hajdutit.

Vetingu mund të jetë një strukturë e pasaçme kontrolli, ndryshe nga institucionet e rëndomta ekzistuese të kontrollit, atë që në një mënyrë nëpërmjet një projekti po e realizon R.Shqipërisë, projekt i cili është parashikur për disa vite rradhazi. Projekti në fjalë përfshin: Shërbimet e konsulencës – sistemi i evidentimit dhe ndjekjes së transaksioneve me para në dorë; Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para në dorë; Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dorë; Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo “cash”.; etj. Si dhe krijimin e Softuerit (programit) dhe infrastrukturës. Softueri ky që do të mundësojë: Krijimin e sistemit për evidentimin dhe ndjekjen e transaksioneve me para në dorë; Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para në dorë; Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dorë;. Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo “cash”, si dhe Pasuria e tatimpaguesve.

Modelet e nje vetingu të biznesit, mund të jenë të ndryshme dhe specifike në bazë të rrethanave shoqërore të secilit vend. Për këtë nevojiten konsultime dhe shqyrtime të përvojave nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar, bashkarisht me personalitete vendas të drejtësisë dhe financave të cilët do ti nënshtrohen filtrave të vetingut, për të qenë të aftë dhe me figurë të pastër në ushtrimin e detyrës. Thelbësore, të mos lejohet të shpëtojnë nga kontrolli i vetingut, biznesmenët – bizneset e kriminalizuara, ashtu si nuk duhet të shpëtojnë gjykatësit, prokurorët, politikanët apo gjithë bartësit e funksioneve publike, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, janë pasuruar pandershëm në kurriz të popullatës.

Ka ardhur koha që nëpërmjet vetingut, sistemi i drejtësisë, politika, institucionet shtetërore dhe biznesi, të shkunden njëherë e mirë nga elementet kriminale, për ta çliruar popullatën nga kthetrat e varfërisë. Për ata që pasurohen në kurrizin e të tjerëve, nuk duhet të ketë mëshirë, përkundrazi, mëshira për ta është paaftësi shtetërore, është dobësi qeverisëse. Pavarësisht se ne gjirin e politikës dhe qeverisë, ose te lidhur me to, mund të ketë biznesmenë të korruptuar të cilët nga shkaku i vetingut do ti vuajnë përgjegjësitë ligjore, megjithatë, serioziteti i një partie politike, serioziteti i një qeverie, mbisundon mbi interesat e ngushta.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjermania kërkon t’i përmisojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite

Lajmi tjetër

Hapet ekspozita “Monumentet sakrale bizantine dhe postbizantine në Kumanovë”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM