Padyshim se shega është një nga frutat më të shijshëm dhe më të përhaPur nëpër botë. Vetitë e saj ushqyese janë të shumta, duke filluar nga aftësitë e saj mbrojtëse nga disa sëmundje deri tek përmirësimi I tekstures së lëkures.
Në një studim të bërë së fundmi nga disa shkencëtarë nga Zvicra është vërtetuar se shega përmban një antioksidant të quajtur tanina, e cila kur hyn në organizëm konvertohet në një kompleks mitokondrial, që ndikon në ngadalësimin e plakjes së qelizave.
Farat e shegës janë një antioksidant i vërtetë. Ky antioksidant ndihmon në heqjen e radikaleve të lira nga qelizat e trupit dhe në reduktimin e inflamacioneve të ndryshme.
Shega përmban disa komponentë, që shquhen për vetitë e tyre në luftimin e kancerit të prostatës dhe parandalimin e sëmundjes së alzheimerit. Ky frut ndihmon në luftimin e inflamacioneve, në luftimin e sëmundjes së artritit, sëmundjeve të zemrës, stabilizimin e shtyjes së gjakut, ka veti antivirale dhe është shumë e pasur me vitamina.
Së fundmi, studimi I bërë mbi vetitë e shegës ka rezultuar se shega përmirëson edhe performancën seksuale dhe mund të parandalojë infertilitetin tek meshkujt.