Albulena Haxhiu është takuar me ambasadorin amerikan.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se është takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ai, me anë të një shkrimi në Twitter, ka thënë se diskutuan prioritetet e përbashkëta për të forcuar më tej sundimin e ligjit.
Hovenier ka theksuar se kanë folur edhe për luftën kundër korrupsionit, dhunës në familje dhe mbështetjen e SHBA-së për nxjerrjen dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësinë penale dhe Vettingun./FolDrejt/