Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës rreth orës 17:00, ku një veturë e ka goditur një biçiklist.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahemti.
Më tej, Ahmeti tha se aktualisht policia e ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit.