Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren, me ç’rast dy këmbësorë kanë marrë lëndime.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, rreth orës 13:05 të datës 10 shkurt, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar me veturën e tij ka goditur dy këmbësorë të cilët ishin duke kaluar rrugën.
Si pasojë këmbësorët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga ta është hospitalizuar pasi kishte lëndime të rënda, kurse tjetri është liruar për në shtëpi./FolDrejt/