Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, me ç’rast ka mbetur një viktimë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu”, në Arbanë të Prizrenit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, viktima femër, e lindur në vitin 1961, ka pësuar pas përfshirjes në një aksident trafiku. E njëjta është dërguar me autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, mirëpo ka arritur aty pa shenja jete.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjellë për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/