Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Sllatinë, transmeton Fol Drejt.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia për klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka bërë me dije se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.
“Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila dyshohet se është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.