Një aksident i rëndë është shënuar pak momente më parë në fshatin Nartë të Vlorës. Një mjet tip “Benz” është përplasur me shtyllën.
Mësohet se në brendësi të tij kanë qenë 5 veta së bashku me shoferin, mes tyre dy fëmijë 13 vjeç.
Nga aksidenti kanë mbetur 5 persona të lënduar, mes tyre 4 ne gjendje te rëndë. Të lënduarit janë transportuar me tre ambulanca në drejtim të spitalit të Vlorës.
Mësohet po ashtu se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.
Vlorë/Informacion paraprak
“Rreth orës 17:20, në rrugën e fshatit Nartë, shtetasi S. D., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin (taksi), dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. D., 45 vjeçe, L. P., 76 vjeç, E. P., 63 vjeçe dhe 2 fëmijë të moshave 7 dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.” /abcnews.al/