Në qytetin e Prishtinës, dje me datë 26.03.2022 në ora 13:40 është raportuar një rast, ku veturës i ka rënë predha e një fisheku në xham.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar predhën, njofton policia, transmeton FolDrejt,
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në xhamin e pasmë të veturës së tij i kishte rënë një predhë e një fisheku, me ç’rast ia kishte dëmtuar xhamin. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar predhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet nga policia, përcjell FolDrejt.