Vezët janë një nga ushqimet më të mira që mund të hani, veçanërisht nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë. Janë të pasura me proteina të ngopura, nuk përmbajnë aditivë të dëmshëm dhe janë një burim i mirë i lëndëve ushqyese si vitamina B12,A, D, E dhe K, lutein, choline, dhe yndyrna të shëndetshme omega-3 (e verdha e vezës) asnjëra prej të cilave nuk është në të bardhët.
Vezët mund të gatuhen në shumë mënyra të ndryshme, mund të konsumohen në çdo vakt në ditës, por sipas dietologëve për të marrë më të mirën nga vezët dhe asnjë kalori shtesë duke rrezikuar rritjen e nivelit të kolesterolit duhet t’i gatuani në mënyrën e duhur.
Ndonëse kolesteroli përdoret në trup për të balancuar hormonet tuaja, për të prodhuar vitaminën D dhe për të ndihmuar në tretjen e ushqimeve, sipas hulumtimeve të shumta, niveli i lartë i kolesterolit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pra cila është mënyra më e mirë për t’i ngrënë?
Të ziera ! Të gatuara në këtë mënyrë ju do të merrni proteinat e pastra nga veza (nga e bardha e saj) dhe nuk do të shtoni asnjë kalori shtesë vetëm duke i zierë në ujë ! Nëse ju do ta skuqnit, do ta piqnit do t’ju duhej të shtonit dhe përbërës të tjerër, përbërës që rrisin numrin e kalorive, yundyrnave etj.
Nga një vezë e zierë do të merrni afërsisht 70 kalori, gjashtë gram proteina, dhe pesë gram yndyrë e ngopur.