Të apasionuarit për shtigje të reja mahnitëse dhe me aventura që të mbesin gjatë në kujtime kanë një arsye më shumë që sot të ngrihen të buzëqeshur – sapo është hapur në Kosovë – Via Ferrata Berim – që njëherësh është atrakcioni më i gjatë dhe më i lartë i këtij lloji në Ballkan, shkruan foldrejt.com.
Ky është njëri ndër hapat e parë sesi Kosova mund të thith turistë të huaj në vend, pasi shfrytëzon natyrën e mrekullueshme të saj – për ta përshtatur me shtigje të reja.
Shtegu Via Ferrata Berim tashmë është kthyer në një pikë “must-try” për të gjithë të interesuarit mbi alpet.
Në disa pjesë shtegu është i lartë rreth 600 metra, kurse shpesh trajektorja shkon mes gurëve dhe ku mund të shihen shpella. E gjithë marshuta zgjat deri gjashtë orë, përcjell foldrejt.com
Përndryshe Via Ferrata Berim ndodhet në Mokra Gora, mal i cili përmban shtigje për këmbë dhe biçikleta deri në 130 kilometra.
Vizitorët e këtij shtegu mund të shikojnë edhe Liqenin e Gazivodës, një tjetër atrakcion i veriut të Kosovës.