Antonio Conte tanimë do të ribashkohet me Arturo Vidal përsëri, por tashme tek Interi.
Në fakt, Interi ka arritur një marrëveshje me Barcelonën për përfaqësuesin kilian, blaugranet do të marrin 1 milion € dhe tani lojtari do të jetë në gjendje të kryej testet mjekësore.
Nerazzurët shpresojnë që Vidal të arrijë në Itali të Dielën, kështu që ai mund të kryej testet mjekësore të hënën përpara se të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare.