Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Argjentinë, ku një i ri ka mbytur të dashurën e saj pas një debati të ashpër, shkruan Fol Drejt.
Sipas Daily Mail, 23 vjeçari Jorge Rojas po akuzohet për vrasjen e Agustina Nadal, vepër të cilën ai e ka pranuar.
Sipas deklaratës së tij, ai e rrahu dhe e mbyti, pastaj e hodhi në lum në orët e para të 27 nëntorit.
Krimi ndodhi në Bahia Blanca të Buenos Aires, vetëm disa orë pasi çifti pa me miqtë fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës në futboll ndaj Meksikës.
Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, Rojas mund të shihet duke tërhequr zvarrë trupin e së resë pranë shtëpisë së tyre: