Një burrë ka gjetur vdekjen pas sulmit të përgjakshëm nga një peshkaqen 4.5 metra i gjatë.
Disa dëshmitarë që qëlluan pranë skenës tragjike, e filmuan momentin me telefon, transmeton Fol Drejt.
Më kot ekipet e shpëtimit vrapuan në Buken Point në afërsi të plazhit Little Bay të Sydney.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ky është rasti i parë i vdekjes nga sulmi i ndonjë peshkaqeni në Sydney që nga viti 1963. Besohet se viktima ishte një banor lokal që e njihte mirë plazhin dhe vazhdimisht notonte.
“Dikë sapo e kafshoi peshkaqeni. Njerëz, është çmenduri! Është një peshkaqen i madh i bardhë” – dëgjohet duke thënë njëri.
Videoja është bërë tashmë virale në rrjetet sociale./FolDrejt/
#Sydney #Australia. Just this afternoon. Guy mauled by 4.5m #greatwhite #shark. This is filmed by dudes on scene. Guy was spear fishing. #littlebay #botanybay pic.twitter.com/3UFE6Oeb2m
— DW (@danieloverheard) February 16, 2022