Disa persona kanë hapur zjarr nga një veturë mbi një turmë, në mesin e së cilës kishte edhe fëmijë, në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), shkruan Fol Drejt.
Turma ishte duke e festuar Halloween-in ndërsa akti kriminal ndodhi krejt befas, ndërsa policia thotë se ende nuk dihen motivet e sulmit.
Sipas raportimeve zyrtare, në mes të plagosurve ishin edhe tre fëmijë nga mosha 3 në 13 vjeç.
Breshëria e të shtënave me armë zjarri u shkaktua në 2700 të West Flournoy Avenue, tha policia e Çikagos dhe ato zgjatën vetëm disa sekonda.
Armët e zjarrit shkrepën nga një veturë në lëvizje, sipas policisë, ndërsa raportohet se disa nga të lënduarit kanë plagë serioze, përfshirë këtu edhe fëmijët që kishin dalë për ëmbëlsira./FolDrejt/