Sipas mediave ndërkombëtare, në Pamplona të Spanjës, të paktën 3 persona janë goditur rënd nga brirët e demave, përgjatë vrapimit në kuadër të festivalit tradicional: San Fermin – transmeton Fol Drejt.
Ikje e çmendur, rrëzime e përplasje spektakolare kapën pamjet e kamerave përgjatë një rruge të kalldrëmtë, ndërsa tre prej spektatorëve u lënduan rënd. Një 29-vjeçar spanjoll u godit me bri në gju ndërsa dy të tjerë u goditën brenda arenës së demave të qytetit, në fund të vrapimit. Një prej tyre ishte një 25-nga Florida që u godit në këmbë dhe tjetri në 29-vjeçar spanjoll që u godit në mes të këmbëve.
E gjitha zgjati për 3 minuta, me ç’rast demat u futën në arenë, nga vendi ku mbaheshin, duke kaluar kështu për një kohë të shkurtër një rrugë të ngushtë të mbushur me qindra a mijëra spektatorë.
Goditja e parë me bri në festival ndodhi të shtunën një spanjoll 39-vjeçar spanjoll u shpua nga briri në të pasme.
Gjashtëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në festivalin e demave që prej vitit 1910. Vdekja më e fundit ndodhi në 2009 kur një 27-vjeçar spanjoll u godit për vdekje në qafë e në trup./FolDrejt/