Një grup i minatorëve rusë kishin menduar një ide të tmerrshme për ta “neutralizuar” një ari.
Ata vendosën në pjatën me ushqim lëndë shpërthyese, ku në momentin që ariu ndjeu aromën dhe ua afrua – ata aktivizuan eksplozivin që hodhi në erë ariun në Siberi, transmeton Telegrafi.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ata regjistruan këtë moment të tmerrshëm, ku dëgjohen duke biseduar mes vete dhe inkurajojnë autorin e kësaj vepre që ta aktivizojë bombën, transmeton Telegrafi.
Për ta joshur ariun, ata hodhën ushqim në pjatë duke e maskuar bombën e vënë – pra eksplozivin e montuar.
E zyrtarë në Yakutia të Siberisë, që konsiderohet si rajoni më i ftohtë në Rusi, po akuzojnë minatorët për vrasjen e kafshës në mënyrën më të tmerrshme. /Telegrafi/