Lufta në Ukrainë po vijon me intensitetin e saj të nisur, që nga fillimi i invazionit, transmeton Fol Drejt.
Fotografi dhe video nga terreni dëshmojnë për përplasje të ashpra ndërmjet dy palëve, ndërsa shumë qytete e fshatra janë kthyer në gërmadha.
Një video e shpërndarë nga “El Mundo”, shihet një njësit rus duke u tërhequr në një zonë qyteti, ndërsa sulmohet nga ushtarët ukrainas.
Ndërsa tërhiqen, njëri nga ushtarët plagoset rëndë. Shokët bëjnë përpjekje për ta marr me vete, por sulmuesit nuk ua mundësojnë këtë gjë. Lufta ka dhënë, për fat të keq, edhe këso skenash të tmerrshme si në filma hollivudianë.
Për më shumë, shihni videon:
Pala ukrainase së fundi ka pretenduar se që nga fillimi i luftës, ka vrarë afër 25 mijë ushtarë rusë.
“Ushtria ruse vazhdon ofensivën e saj në lindje dhe jug të Ukrainës, si dhe rrethimin e fabrikës së çelikut Azovstal, në qytetin port të Mariupol, të cilin pothuajse e ka nën kontroll.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës siguroi se forcat ruse vazhdojnë kanë kontrollin absolut të rajoneve pro-ruse të Donetskut dhe Luganskut dhe për të ruajtur rrugën tokësore me Krimenë e pushtuar” – shkruan El Mundo.
Videoja shfaqë një betejë në qytetin e Mariupolit, i cili tashmë ndodhet në duart e rusëve, me përjashtim të zonës së fabrikës së çelikut, ku ka ngelur një pjesë e izoluar e forcave ukrainase./FolDrejt/