Në rrjetin social Twitter është shfaqur një video nga Kuvendi i Serbisë, ku shihet Zvonko Steviq, deputet i Partisë Socialiste të Serbisë, duke parë një film pornografik në celularin e tij gjatë seancës për Kosovën, shkruan N1info, transmeton Fol Drejt.
Skandali ka ardhur në shprehje në një kohë kur në Serbi po vlon debati për Kosovën, ndërsa po rritet presioni ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili e ka marr përsipër barrën për zgjidhjen e problemit me Kosovën.
Sot madje sipas Danas, po flitet për raporte të ftohura ndërmjet Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, meqë partia e këtij të fundit, po dyshohet se po flirton me një pjesë të opozitës për ta çuar në zgjedhje të parakohshme Serbinë.
Përndryshe për sa i përket skandalit të Steviq, ai ka marr “zjarr” në rrjetet sociale, me komente të shumta të qytetarëve të cilët po e derdhin mllefin duke e cilësuar si turp rastin në fjalë.
“Nuk u besoj syve. Për mua ishte e çuditshme që deputetët e SPS-së nuk marrin pjesë në debatin parlamentar për Kosovën, por si Zvonko Steviq, argëtohen duke parë pornografi… E pabesueshme. Për më keq, ky Steviq është nga Graçanica. A është kjo lufta për Kosovën dhe Metohinë?!”, – ka pyetur Bojana R. Ivanov.
“Deputeti i SPS-së, Zvonko Steviq, shihet vërtet i “shqetësuar” për Kosovën, ndërsa në seancën e Kuvendit po diskutohen tema të rëndësishme, ai po shikon filma për të rritur” – ka shkruar një tjetër qytetare serbe.
Poslanik SPS Zvonko Stević vidi se bas "brine " o KiM,dok se vode bitne teme na sednici Skupstini on gleda filmove za odrasle. pic.twitter.com/YCXGZxwq1H
— Natalija (@NatalijaMalic) February 7, 2023
Plot të tjerë e kanë sharë e fyer deputetin Steviq, i cili për ironi del të jetë nga Graçanica./FolDrejt/