Zlatan Ibrahimoviç ka luajtur për 6 muaj me një dëmtim shumë të rëndë në gju dhe me mbarimin e sezonit në Serinë A dhe kurorëzimin kampion, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për të shpëtuar nga kjo situatë. Vetë lojtari ka zbuluar se për 6 muaj me radhë pastronte gjurin më shiringa dhe injeksione që të mund të luante dhe të ndihmonte sa të mundte Milanin për të arritur objektivin.
Sot, futbollisti ka postuar në rrjetet sociale një video ku shfaq pikërisht një nga këto ndërhyrje për të pastruar gjurin e ënjtur.
Aty shihet teksa i heqin ujin nga gjuri me shiringë, për t’i mundësuar që të stërvitej e të mund të futej në fushën e lojës për të qenë përkrah shokëve të skuadrës në këtë vit historik që për fatin e mirë të tij, u mbyll me titullin kampion./FolDrejt/
Emptied the knee once a week for six months pic.twitter.com/ewLbIizL2P
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) May 29, 2022