Luftime të ashpra janë zhvilluar këto ditë ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse, ndërsa e para po përpiqet t’i rikthejë territoret e humbura, raporton Fol Drejt.
Disa pamje dramatike që shfaqin ushtarët rusë nga fronti lindor, kanë marr vëmendje të madhe. Ushtarët ukrainas kanë kapur një kamerë Go-Pro të një oficeri rus i cili ishte vrarë në luftime me forcat ukrainase.
Siç shihet në video ushtarët shihen të lodhur dhe të dëshpëruar, të ngecur në llogoret e tyre. Ndërsa oficeri lëviz me kamerën e tij te një grup, disa shihen të vrarë.
Për më shumë, shihni videon:
The Russians went to assault the Ukrainian positions. Self-confidence. How it all ended can be seen in the video pic.twitter.com/z9pcXsIv4q
— Paul Jawin (@PaulJawin) September 6, 2022
Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe në Kherson, ndërsa përmasat e pasojave, ende nuk dihen. Ushtarakët ukrainas pretendojnë se i kanë shkaktuar dëme të mëdha ushtrisë ruse, ndërsa përpjekja për t’i kthyer territoret e humbura, vijon./FolDrejt/