Mancilla Sr, një gjysh i guximshëm nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shpëtuar një grua e cila u sulmua nga një grabitës i armatosur, shkruan Fol Drejt.
Sipas New York Post, 73-vjeçari Simon Mancilla Sr, vuri re që gruaja po mbytej nga i dyshuari, në parkingun e një lokali në Hjuston më 7 shtator.
Në raportin e policisë u tha se gruaja u largua nga biznesi i arkëtimit të çeqeve dhe iu afrua kamionetës së saj, kur i dyshuari i armatosur ia kërkoi çelësat.
Pamjet e publikuara të hënën shfaqën konfrontimin e dhunshëm të Mancilla-s me të dyshuarin, pasi ky intervenoi në çastin kur vuri re se gruaja po sulmohej.
“Unë ia çela derën dhe i thash “Hej njeri … mos bëj probleme” rrëfeu Mancilla Sr. në një intervistë për reporteren e NYP.
Mancilla Sr, gjyshi i 11 nipërve dhe mbesave, u përpoq të tërhiqte të dyshuarin nga automjeti, por u godit me pistoletë në kokë, për çka e detyroi të kërkonte ndihmë mjekësore më pas.
I dyshuari, i cili mbetet i paidentifikuar që nga mëngjesi i së mërkurës, u largua nga vendi i ngjarjes me kamionçinën e vjedhur. As automjeti në fjalë, ende nuk është gjetur, por edhe i dyshuari është ende i lirë./FolDrejt/