Në prag të Epopesë së UÇK-së dhe Ditës së Kazermës “Adem Jashari”, rreth 820 ushtarë të FSK-së, kanë realizuar portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
“Në vigjilie të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës ” Adem Jashari”, 820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga artisti ynë, piktori i njohur Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri ynë, Vesel Raci.”, ka shkruar ndër tjerash Mehaj./FolDrejt/