Rusia nën drejtimin e Vladimir Putinit është zhvilluar dhe përforcuar mjaft ekonomikisht, por edhe ushtarakisht. Ambiciet e saj, tashmë, nuk po i fshehë.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar vazhdimisht këto ditë për lëvizjeve të trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës. Sipas tyre, një plan për pushtimin e saj, mund të jetësohet nga dita në ditë, shkruan Fol Drejt.
Në anën tjetër, NATO bashkë me ShBA-të, e ka paralajmëruar “ariun siberian”, se mund të përballet me pasoja, po qe se ambiciet fillon t’i artikulojë në veprime.
Por çka nëse një përplasje e tillë, fillon të jetësohet? A do të mund ta përballte NATO forcën ushtarake të Rusisë?
Forcat, të paktën në letër, duken mjaft të balancuara.
Për më shumë, shihni videon në vijim:
Siç shihet nga analiza krahasuese që u është bërë të dyja vendeve, del që, fjala vjen, forca ajrore e NATOS përbëhet nga 4.596 aeroplanë sulmues, ndërsa ajo ruse 806.
Bilanci i forcave duket disproporcional, megjithatë, kjo nuk do të thotë se do ta pengojë Rusinë për ta provuar një aventurë./FolDrejt/