Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një video-adresimi ka numëruar ato që ai i quajti si “mashtrimet e mëdha të pushtetit”, raporton Fol Drejt.
“Propagandën e pushtetit, le ta ballafaqojmë me të vërtetën. Premtimet e dhëna le t’i përballim me faktet. Gjersa hyjmë në vitin e tretë të qeverisë, le t’i numërojmë mashtrimet e mëdha të pushtetit.”, thuhet në përshkrimin e videos që Abdixhiku shpërndau në Facebook.
Ai shtoi se Kosova meriton më mirë dhe mundet më shumë.
Për më tepër ndiqni video-adresimin e tij në linkun e mëposhtëm: